Botërori/ Kur flamuri i kombëtares kthehet në tatuazh

E mërkurë, 13 June 2018 13:36

Aron Gunnarsson është kapiteni dhe lideri i Islandës në Euro 2016. Gunnarsson ishte ai që bëri të famshme thirrjen “Uh” të tifozëve në atë eveniment dhe Islanda fitoi zemrat e miliona tifozëve dhe ishte po ai që mori refuzimin e Cristiano Ronaldos për të shkëmbyer fanelën me të.

Gunnarson do të jetë edhe në Botërorin e Rusisë ku Islanda e tij do të kërkojë të shkaktojë një tjetër befasi si në Francë. Ishte një dëshirë e fortë e tij dhe punoi shumë për t’u riaftësuar nga dëmtimi i pësuar në gju dhe operacioni i kryer në Katar.

Pjesëmarrja në Kupën e Botës u kthye në një fiksim për të, fiksim që u shndërrua në një tatuazh që i mbulon pothuajse të gjithë shpinën dhe që fotografohet shpesh nga futbollistët e tjerë të përfaqësueses islandeze.

Kapiteni pozon dhe e tregon me kënaqësi këtë tatuazh ku është flamuri i Islandës i rrethuar nga figura mitologjike të këtij vendi që quhen Landvaettir dhe që si simbole kanë një dragua, një shqiponjë, një gjigant dhe një dem; të gjitha të pikturuara në lëkurën.

Modifikuar më E mërkurë, 13 June 2018 13:52

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vettingu, më 20 qershor radha e gjyqtarit të Apelit

Aktualitet

Vettingu, më 20 qershor radha e gjyqtarit të Apelit

Ditën e nesërme në sitën e vettingut do të kalojë edhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Ilir Toska. Seanca dëgjimore për Toskën është caktuar në datën 20 qershor në orën...

ANEMIA – Si ta shmangni me ushqimet dhe produktet e duhura

Aktualitet

ANEMIA – Si ta shmangni me ushqimet dhe produktet e duhura

Anemia shfaqet edhe kur qelizat e kuqe të gjakut përmbajnë sasi të pamjaftueshme të hemoglobinës, një proteinë e pasur me hekur. Pamjaftueshmëria e hekurit është një simptomë e rrezikshme që duhet...

Rritje e eksporteve nga faktorë të paqëndrueshëm

Aktualitet

Rritje e eksporteve nga faktorë të paqëndrueshëm

Një ditë më parë, Instituti i Statistikave raportoi për rritje vjetore të eksporteve  me 18.4 %. Por nga se është shkaktuar një rritje e tillë? Eksportuesit vlerësojnë se ndikimi kryesor...