Historike, Kroacia për herë të parë në finalen e botërorit

E mërkurë, 11 July 2018 22:40

E pabesueshme! Kroacia është në finale pas një tjetër 120 minutëshi të luajtur në Luzhniki Stadium. Anglia do të kthehet në shtëpi pa trofeun dhe ballkanasit do të luftojnë për Kupën e Botës me Francën.

Anglia bëri një nisje të përsosur duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 5’ me Trippier. Mbrojtësi i djathtë anglez lëshon një goditje fantastike nga encja duke realizuar një gol ëndrrash në gjysmëfinale. Kroacia nuk reagon ndaj Anglisë që merr zemër dhe mund të kishte dyfishuar rezultatin me anë të Harry Kane apo Jesse Lingard.
Prapavija angleze është e kujdesshme dhe e pakalueshme gjatë pjesës së parë, por pas pushimit situata ndryshon në mënyrë të pakuptimtë. Befasisht janë kroatët ata që kontrollojnë lojën dhe krijojnë rastet për të shënuar. Ishullorët duken konfuzë dhe bëjnë shumë gabime në pozicionim dhe pasime, si pasojë ndëshkohen nga Ivan Perisic në minutën e 68’ pas krosit të Vrsaljko.
Kroacia merr frenat e lojës në dorë pas golit që i ka falur eufori. Rastet vazhdojnë një pas një dhe vetëm fati shpëton portën e Pickford. Southgate mundohet të reagojë por nuk ia arrin megjithëse fut Rashford në fushë. Situata nuk ndryshon dhe si pasojë Kroacia do të luajë minutat shtesë për të tretën herë radhazi.
Minutat shtesë flisnin përsëri vetëm kroatët të cilët nuk dihet se ku i gjenin bateritë për të vazhduar pa pushim. Aksionet më të rrezikshme ishin të ballkanasve dhe pas disa rasteve të mira, Mario Mandzukic shënon gol në minutën e 109’ pas pasimit të Perisic.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Sofia është bukuroshja më e nxehtë e Instagramit aktualisht

Show-biz

Sofia është bukuroshja më e nxehtë e Instagramit aktualisht

Ajo është një prej femrave më të popullarizuara aktualisht në rrjetet sociale. Sofia Jamora numëron mbi 2 milionë ndjekës në llogarinë e saj, në Instagram. Bukuroshja amerikane me fytyrë engjëllore shquhet sidomos...

Do ketë kampe refugjatësh në Shqipëri?! Flet ministri gjerman

Politikë

Do ketë kampe refugjatësh në Shqipëri?! Flet ministri gjerman

Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme gjermane Michael Roth ka dhënë këtë të dielë qëndrimin zyrtar të Gjermanisë, në lidhje me çështjen e shumëdebatuar të ngritjes së...

Katër arsye përse nuk duhet të laheni çdo ditë gjatë stinës së verës

Lifestyle

Katër arsye përse nuk duhet të laheni çdo ditë gjatë stinës së verës

Nuk ka si një dush i freskët pas një ditë të gjatë e të lodhshmë !  Tani në verë, duket sikur çdo kohë është e përshtatshme për dush, por prisni a...