Një tjetër lajm i zi nga bota e sportit, ndahet nga jeta ish-trajneri i kombëtares

Premte, 12 October 2018 15:45

Pas lajmit të trishtuar për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të mesfushorit shqiptar Labinot Harbuzi, bota e futbollit shqiptar është tronditur sërish.

Bëhet fjalë për një tjetër ndarje nga jeta këtë herë ish-trajneri i kombëtares së moshave, Filip Xhaji.  Filip Xhaji, i cili ka qenë edhe lojtar i Lokomotivës, sot Teuta e Durrësit, ka drejtuar ekipin kombëtar të moshave nga 11-19 vjeç.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Xhajit është dhënë nga FSHF, e cila ka shprehur ngushëllimet familjes së Xhajit dhe ekipit të Durrësit.

Reagimi i plotë i FSHF-së:

LAMTUMIRË FILIP XHAJI!

Futbolli durrësak ndjehet në zi për humbjen e një mjeshtri të shquar si Filip Xhaji. FSHF ndjen keqardhje për këtë lajm të hidhur dhe është pranë familjarëve të të ndjerit si dhe tërë komunitetit të madh futbolldashës së Durrësit. Filip Xhaji ka qenë një futbollist që punoi fort bashkë me brezin e lojtarëve të mirë të vitëve 1955-1970 të “Lokomotivës” së dikurshme (sot Teuta) për të ridimensionuar vlerat e traditat më të mira të futbollit në qytetin bregdetar.

Pas lënies së karrierës ka punuar shumë vite në detyrën e trainerit. Kryesisht për moshat e reja nga 11-19 vjec. Për shumë vite me radhë është përkujdesur në Durrës për talentetet e reja, afirmimin e tyre jo vetëm te Teuta por edhe në ekipet Kombëtare të grupmoshave dhe Kombëtaren e madhe kuqezi të Shqipërisë. Federata Shqiptare e Futbollit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes se mjeshtrit durrësak Filip Xhaji.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Autoritetet amerikane forcojnë luftën ndaj cigares elektronike

Sociale

Autoritetet amerikane forcojnë luftën ndaj cigares elektronike

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit Publik në SHBA rekomandoi sot masa “të ashpra” kundër cigareve elektronike, pasi po përdoren masivisht nga të rinjtë duke kërcënuar shëndetin e tyre dhe zhvillimin...

Sport

UEFA hap hetim ndaj klubit të Chelsea

Federata Evropiane e Futbollit ka filluar hetimet lidhur me pretendimet se mbështetësit e ekipit futbollistik Chelsea, kanë përdorur fjalor anti-semit në thirrjet e tyre gjatë ndeshjes në grupin e Ligës...

Veseli pas letrës së Trumpit: VV-ja dhe LDK-ja t’i bashkohen dialogut

Bota Shqiptare

Veseli pas letrës së Trumpit: VV-ja dhe LDK-ja t’i bashkohen dialogut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se letra që Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e dërgoi në adresë të Presidentit Thaçi, është një mesazh i qartë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!