Foto/ Prestigjiozja 'Time': Kylian Mbappé është e ardhmja e futbollit

Premte, 12 October 2018 16:16

 “Fenomeni” Mbappé ka arritur që të trondisë edhe botën e futbollit dhe medias në SHBA. Revista prestigjioze amerikane “Time”, i kushton kopertinën e saj sulmuesit të PSG-së, duke e konsideruar si një nga “modelet e brezit të ri” në botimin e saj ndërkombëtar.

Kampioni i fundit botëror, në moshën 19-vjeçare, duket si një nga të rinjtë më me ndikim në glob, nga pikëpamja sportive dhe sociale.

“Mbappé është e ardhmja e futbollit”, – shkruan revista prestigjioze, e cila flet për ngritjen e shkëlqyeshme të lojtarit të ri. Mbappé është sportisti i katërt, që do të shfaqet në këtë revistë prestigjioze botërore, pasi e kanë bërë këtë më parë Messi, Neymar dhe Balotelli. Talenti francez prek në rrëfimin e tij, që do të publikohet në numrin e nesërm të “Time”, karrierën e tij meteorike, jetën si futbollist dhe atë familjare.

 “Unë mendoj se kam humbur disa gjëra. Nuk kam pasur jetën normale të një të riu, që të dal me miqtë dhe të kem kënaqësi të shpeshta”, – thotë sulmuesi, i cili flet për virtytet që i konsideron thelbësore, për të arritur në krye. Duke na njohur me veten, Mbappe tregon të vërtetë e parimeve të tij, pavarësisht nga fama: “Kam mësuar se yjet e mëdha dhe lojtarët e mëdhenj janë më të përulur, njerëzit më të respektuar. Ka tri gjëra jetësore për mua: respekti, përulësia dhe kthjelltësia”.

Kylian Mbappé, një nga 30 kandidatët për të fituar “Topin e Artë” për vitin 2018, pasi bëri një paraqitje të madhe në Botërorin e Rusisë, ka shënuar së fundi katër gola me PSG-në në vetëm 13 minuta loja. Ai tashmë ka fituar Ligue 1 me PSG-në dhe kryeson renditjen me ekipin e tij, këtë sezon, me fitore të plota. PSG-ja, në fakt, ka thyer rekordin e fitoreve të njëpasnjëshme në historinë e futbollit francez.

time

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kocijançiç: KE dhe Serbia kanë pikëpamje shumë të ndryshme për ndërprerjen e dialogut

Globi

Kocijançiç: KE dhe Serbia kanë pikëpamje shumë të ndryshme për ndërprerjen e dialogut

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është duke u zhvilluar në nivel teknik dhe ekspertësh, ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç. Në një bisedë për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”...

Bardhi rinovon me Levanten

Sport

Bardhi rinovon me Levanten

Mesfushori shqiptar Enis Bardhi ka rinovuar edhe për dy vite kontratën me skuadrën nga La Liga, Levante që ka njoftuar të martën. Me kontratën e re, Bardhi do të jetë pjesë...

Fotogaleria/ Dukeshës Kate nuk i ulet fustani

Show-biz

Fotogaleria/ Dukeshës Kate nuk i ulet fustani

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, apo ajo që pritet të jetë edhe mbretëresha e ardhshme e Britanisë, duket se ka probleme me fustanet e saj: I qëndrojnë të ngritur. Ndoshta është...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!